Sot në orën 20:15 në stadiumin “Loro Boriçi” do luhet ndeshja e javës së 5-të mes Vllaznisë dhe Teutës. Dy skuadra me luhatje në këtë fillim sezoni, ku duket se asnjëra ende nuk bind 100%. Dhe takimi i sotëm mund të ndihmojë të dy ekipet për të krijuar një vazhdimësi.
Vllaznia vjen pas humbjes 2-1 në Laç e ndërsa durrsakët pas fitores 1-0 ndaj Skënderbeut. Ku edhe sot në Shkodër, ekipi i drejtuar nga Longo do kërkojë të marrë pikë.
Dhe për këtë duket se trajneri italian ka ndërtuar formacionin. Ku 11-tshja titullare nuk pritet të ndryshojë nga ndeshja e fundit. Kështu në portë pritet Dema, që ka qenë titullar këtë sezon.
Nga e djathta e mbrojtjes do jetë Arsid Kruja, një ish i sfidës. Në qendër dyshja Jazxhi dhe Qaqi e po ashtu Kotobelli majtas do kompletojnë repartin e prapavijës. Në mesfushë Longo iu ka besuar deri më tani dy djemëve të rinj si: Arifi dhe Demircani. Që të mbështetur edhe nga Beqja pritet të formojnë repartin.
Në sulm nga krahët Peposhi dhe Gjumsi, priten si mbështetje për Filin. Ky do jetë me shumë mundësi formacioni titullar i durrsakëve këtë ndeshje, që në “Loro Boriçi” do kërkojë të marrë pikë.
Endri ÇINARI