Lorenc Jemini, ish gjyqtari i Superligës shqiptare ka nxjerr zbuluar Klajdin Kolën. Pak muaj më parë, Klajdi Kola vendosi të largohej nga arbitrimi dhe në një status në rrjetet sociale bëri me dije se dëmtimi në gju e pengoi për të vazhduar më tej.

Pas 12 vitesh, Kola vendosi ta mbyllte karrierën e tij por në emisionin “Procesi Sportiv”, Lorenc Jemini ka zbuluar se ai është larguar nga Sektori i Gjykimit pasi gaboi në ndeshjen Kukësi-Laçi.

“Arbitrat marrin urdhra dhe kjo nuk është diskutohet. Më vjen keq që arbitrat flasin kur ikin. Mos të ngatërrohemi me emra pasi përfundimi është i njëjtë.

Mua nuk më duket skandaloze pasi gjyqtarët nëse ikin nga puna kështu do të flasin. Arbitrat janë të dëshpëruar, nuk arbitrojnë me qejf. Para pak kohësh e kanë lënë arbitrimi edhe një gjyqtar tjetër.

Pas ndeshjes së fundit Kukësi-Laçi, nuk ka arbitruar më dhe ai ishte gjyqtari i Superligës, Klajdi Kola. Ka thënë që ishte i dëmtuar, por nuk është kështu sepse pas Kukësi-Laçi më 3 mars, ai nuk ka arbitruar më. E vërteta është që atij i thanë që ke gabuar dhe kush ka gabuar është larguar”, u shpreh Jemini./newsport/