Disa vendime te arbitrave dhe te sistemit VAR ne ndeshjet e fundit te Superiores kane krijuar jo pak polemika ne ambjentin sportiv shqiptar, aq sa eshte vene ne dyshim edhe menyra e funksionimit te ketij sistemi. Por ne fakt, duket se arbitrat nuk kane shume faj ne kete mes sepse ajo çfare u ofrohet nuk eshte ne lartesine e duhur.
Ish- arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini u ka dale ne mbrojtje kolegeve te tij te cilet i mirekupton ne kushtet me te cilat punojne dhe po ashtu edhe me presionin ne te cilin ato ndodhen. Duke folur per median e shkruar, ai eshte shprehur:
“Që të bëhet VAR-i ashtu si duhet, në bazë të rregullores, në radhë të parë duhen shumë kamera në stadium që të ofrojnë pamje nga të gjitha këndet për një rast të caktuar. Ka shumë rëndësi edhe vendosja e tyre në stadium. Por nuk mund të bëhet interpretim i saktë me 3, 4 apo 5 kamera.
Teknologjia në stadiumet tona është shumë e varfër, ka mangësi të theksuar. Arbitrat janë në një siklet shumë të madh, sepse nuk kanë pamje të mjaftueshme dhe veprojnë, siç e thashë, me hamendje. Nëse do të vazhdojmë me këto kushte, do të kemi gjithmonë këto probleme”.