Mesfushori i qendres se Vllaznise Lorik Boshnjaku vazhdon te kete ende probleme me demtimin e tij. Ai eshte prej disa kohesh jashte fushes se blerte per shkak te nje demtimi muskular qe ka pesuar dhe po ben perpjekje per t’u kthyer sa me shpejt ne fushen e lojes.
Megjithate deri tani nuk ia ka dale. Edhe gjate dites se sotme, mesohet se lojtari nga Prishtina ka qene ne kliniken mjekesore per te zhvilluar fizioterapi nen kujdesin e Ilirjan Haxhajes dhe mjekut Arsen Hoxha.
Tashme mbetet per t’u pare se cila do te jete e ardhmja e ketij lojtari. Boshnjaku mendohet te jete shpejt ne fushen e stervitjes por kuptohet qe nuk eshte ende gati per te luajtur dhe si rrjedhoje me shume mundesi e ka humbur edhe sfiden e se premtes ndaj Teutes.
Ky ehste nje lojtar shume i rendesishem per mesfushen e kuqebluve dhe demtimi i tij erdhi ndoshta ne momentin me te mire kur ai po spikaste me paraqitjet ne fushen e lojes, megjithate futbolli i ka keto dhe demtimet jane pjese e tij.
Tashme mbetet per t’u pare edhe gjendja e Latifit, Bulatoviç dhe Heriç, edhe ato me probleme demtimesh, per te mesuar se kur do te jene te gatshem per t’iu bashkuar ekipit per te luajtur./SHKODRA-SPORT.COM/