I kane mjaftuar 90 minutat e para ne nje ndeshje zyrtare me Vllaznine dhe Lorik Boshnjaku i ka bere per vete te gjithe. Jo me kot, pas ndeshjes, ai eshte vleresuar si njeri prej me te mireve ne fushe ne kete 90 minutesh, teksa nuk kane munguar as levdatat ne adrese te ish- kapitenit te Prishtines.
Mesfushori i qendres ka dhene nje prononcim per “Sport Ekspres” ku ka vleresuar mbeshtetjen e madhe qe skuadra pati nga tifozet. Po ashtu, ai ka folur edhe per sfiden e kthimit ne Krajove duke e lene te hapur mundesine e kualifikimit per kuqeblute.
“Të them të drejtën, nuk e prisja një mbështetje aq të madhe nga tifozët. Na ndihmoj shumë përkrahja e tyre, na motivoi dhe prandaj u jemi falenderues.
Më la shije shumë të mirë atmosfera me gjithë ata tifozë që ishin mbrëmë. Shpresoj të na mbështesin në numër të madh edhe në kampionat pasi janë lojtari i 12. Shpresoj se kam bërë zgjedhjen e duhur me ardhjen te Vllaznia.
Craiova? E shoh të mundur kalimin më tej, besoj shumë te ky grup që kemi, nuk kemi se çfarë humbim, presioni do të kalojë tek ata. E shpresoj shumë atë kualifikim”, tha Boshnjaku ne prononcimin e tij per “Sport Ekspres”.