Lorik Boshnjaku eshte e sigurte qe nuk do te jete me pjese e Vllaznise ne sezonin e ri. Ai ka luajtur dy sezone ne Shkoder dhe tashme po sheh per ndonje opsion tjeter, madje mund te themi se pasditen e sotme pritet te zyrtarizohet tek skuadra e tij e re.
Kane qene mediat kosovare, pikerisht Gazeta Olle e cila ka shkruar ne lidhje me transferimin e mesfushorit 29 vjeçar duke thene se pagesa e tij me skuadren e tij do te jete nje shifer rekord. Ja çfare shkrun kjo gazete:
“Nuk mbahet mend merkato më e çmendur në futbollin kosovar, pasi tregu është shumë i varfër duke marrë parasysh që shumica e lojtarëve janë nën kontrata. Lorik Boshnjaku është bërë me skuadër të re dhe pas dy viteve rikthehet në futbollin kosovar.
Përkundër se kishte një marrëveshje verbale me Gjilanin, Suhareka ka ndërhyrë dhe ka fituar shërbimet e mesfushorit prishtinas. Suharekasit kanë bërë një ofertë shumë më të madhe financiare se Gjilani duke siguruar shërbimet e mesfushorit defensivë.
Gazeta Olle mëson se skuadra e inkuadruar në Superligë ka bindur Boshnjakun i cili tani është ndër lojtarët më të paguar në elitën e futbollit kosovar. Boshnjaku sot do të nënshkruajë për Suharekën pasi ka udhëtuar për në Zvicër, derisa paga e tij do të jetë rreth 100 mijë euro në vit. Bëhet fjalë për një kontratë dy vjeçare mes Boshnjakut dhe skuadrës së udhëhequr nga Shpëtim Duro”.