Në stadiumin “Loro Boriçi” sikur të mos mjaftonin rezultatet negative të ekipit të Vllaznisë, duket se ka edhe probleme të tjera sa i takon infrastrukturës. Ndonëse në pamje të parë kemi të bëjmë me një impiant modern, në fakt për të kanë nisur problemet. Mjafton kjo foto e dërguar në gazetën tonë dhe e bërë nga një tifoz gjatë ndeshjes së sotme, për të treguar se çfarë po ndodh.

Një poltron nga ata të tribunës VIP ka qenë i shkulur nga vendi i tij që para fillimit të ndeshjes dhe ashtu ka qëndruar edhe pas përfundimit të saj. Po ashtu, ka edhe probleme të tjera me karriget në tribunat e tjera ndërkohë që duket se edhe mungesa e një mbulese siç është në Elbasan për karriget, do ndikojë që shumë shpejt atyre t’u dalë boja. Natyrisht që duhet sqaruar sa më parë edhe problemi se kush do ta administrojë këtë stadium në mënyrë që të merren masat e duhura edhe për rregullimin e këtyre gjërave dhe ato të mos agrovohen edhe më tej sepse kemi të bëjmë me një impiant sportiv modern.

© shkodrasport.com