Emocione, brohoritje dhe mbeshetje per ekipin kuqeblu. Kjo ka qene ajo çka kane reflektuar 3 mije tifozesh e pranishem pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” per ndeshjen e femrave Vllaznia- Fortuna.

Krejt ndryshe nga atmosfera e para 10 diteve ne sfiden Vllaznia- Tirana, ndoshta edhe ngaqe ne fushe nuk ishte me bilbil ne dore Enea Jorgji, por edhe per shume faktore te tjere.

Tifozet shkodrane sot kane qene te qete dhe entuziast por me shume entuziasmin dhe per t’ua shtuar duartrokitjet dhe ovavionet, ka menduar spikeri i stadiumit, rol te cilin sot e ka luajtur gazetari i mirenjohur Ervin Baku.

Me thirrjet e tij deri ne ekstaze ai ka ngritur herepashere ne kembe tifozet shkodrane. Nje moderim i shkelqyer i tij, i denje per stadiumet europiane, ashtu siç ka bere keto kohet e fundit edhe ne ndeshjet e kombetares apo dhe te ekipeve shqiptare ne Kupat e Europes.

Ervin Baku per te gjithe keto, meriton vertete pergezime. Nje ze karakteristik, i dale nga thellesia e zemres, padyshim qe i ka bere te ndihen mire edhe vajzat ne fushen e lojes dhe t’i mobilizoje ato per te dhene me te miren e tyre dhe ia kane dale te bejne nje paraqitje shume dinjitoze.
www.shkodrasport.com