Mbrojtësi brazilian i Dinamos, Lorran foli pas sfidës me Skënderbeun ku u shpreh falenderues ndaj Zotit për golin e realizuar. Ai gjithashtu tha se Aliji e ndihmon shumë me topat përpara.

“Faleminderit Zotit për golin, e rikuperuam ndeshjen në pjesën e dytë, kemi një ndeshje tjetër ditën e enjtë që duhet ta shikojmë.

Pozicioni im fillestar është si mbrojtës i majtë, sezonin e kaluar kam luajtur edhe si 6 ose 8, por pozicioni im i preferuar është mbrojtës i majtë.

Aliji më ndihmon shumë, ka shumë teknikë, dhe më ndihmon me topat shumë përpara”, tha Lorran për “RTSH Sport”.