Tashme mund te marre fryme lirshem. Futbollisti 23 vjeçar shkodran Sabah Kerjota nga sezoni i ri mund te luaje me ne fund si futbollist profesionist ne Seria A. Kalvari i gjate i pengesave dhe shqetesime per te ka marre fund diten e djeshme kur skuadra e tij aktuale US Sambenedettese eshte shpallur kampione e Seria D dhe ka fituar te drejten per te luajtur sezonin e ardhshem ne Seria C qe eshte edhe profesioniste.

Bashke me skuadren, edhe Kerjota me ne fund do te fitoje te drejten te luaje si profesionist sepse rregullorja e Federates Italiane te Futbollit e percakton qarte se nje futbollist ekstra- komunitar mund te luaje si profesionist vetem kur ploteson dokumentacionin ligjor per te qendruar e jetuar ne Itali, ose ne rast te shpalljes kampion te ekipit te tij ne Seria C.

Ne kete menyre, me kete te fundit, Sabah Kerjotes pritet t’i hapen dyer te reja dhe sigurisht qe bashke me menaxherin e tij Silvio Pagliari do te nisin shpejt te mendojne per te ardhmen. Por edhe tek skuadra e tij aktuale- US Sambenedettese ai ndjehet jashtezakonisht mire dhe i vleresuar.

Vleresimin ne fakt e ka fituar nga loja e zhvilluar prej tij, 10 golat por edhe 10 asistet qe ka dhene per ekipin ne 29 ndeshjet qe ka luajtur deri me tani ne kampionat.

US Sambenedettese me fitoren e djeshme ne transferte 2-1 ndaj Ternana e ka siguar titullin kampion tre jave para fundit te kampionatit dhe ne qytet ka shperthyer festa. Ashtu si ne rradhet e futbollisteve dhe fotoja ilustruese e ketij gezimi shihet qarte edhe ne syte e mbushur me lot te Sabah Kerjota.

Ky i fundit deri ne moshen 15 vjeçare ka qene pjese e Akademise Vllaznia dhe me pas u transferua ne Itali ku ka hasur ne nje mori veshtiresish per shkak te mungeses se dokumentacionit, megjithate nga dje tashme gjithçka eshte ndryshe dhe shume shpejt Kerjoten mund ta shohim duke luajtur edhe ne kategori me lart.