Lotar Mateus ka befasuar fansat ish-klubit të Bajernit dhe futbollit në tërësi me deklaratën e fundit në lidhje me Leverkusenin.Ish-kapiteni i Gjermanisë e ka vendosur në të njëjtën shkallë Barcelonë “e artë”, e cila kishte në gjirin e saj “maestrot” e “tiki-taka”-ës Mesi, Ksavi e Iniesta me “aspirinat” e Ksabi Alonsos. Më tej 62-vjeçari parashikon edhe skenarin mbi trajnerin e ri te kampionët e Bundesligës, i cili përkon “arkitektin” e “pancerave”:

ECURIA E LEVERKSUENIT – “Evoluimi i sezonit pak javë deri në mbylljen e ciklit 2023-2024 më ka bindur se Bajer Leverkusen është ekipi më i mirë në botë aktualisht. Futbolli i tyre përveçse është tërheqës, sjell edhe rezultatet me vete. Forca e grupit ia ka dalë të evitojë humbjen edhe kur dukej gati e pamundur. Këtë detaj e kanë përsëritur në të gjitha frontet ku kanë shkelur si Bundesliga, Kupa e së fundmi Europa Ligë.

Nëse ata do të përballen me Mançester Sitin apo Liverpulin në këtë moment, fitorja nuk vihet në diskutim. Xhaka me shokë më sjellin ndërmend Barcelonë dominuese të Mesit, Ksavi Hernandez, Iniestës, etj. E kam të vështirë të ndajë se kush është më lartë. Mbyllja e sezonit do të konkretizojë punën fenomenale që Ksabi Alonso ka ndërtuar me kontingjentin.

Mos të harrojmë blerjet me buxhet të limituar dhe numrin e lojtarëve të përfshirë në gola, makineri e vërtetë. Nuk shoh ndonjë arsye që trajneri iberikas të largohet nga Leverkusen. Aty ka gjetur veten dhe po i merr maksimum ekipit. Ata i kanë të gjitha shanset e mbylljes perfekte, Tripletën”, tha Lotar.

TRAJNERI I RI TE BAJERNI – “Nagelsman e tregoi veten te kombëtarja brenda një kohe të shkurtër dhe në trysni. E mori Gjermaninë në situatën më kaotike të dekadës së fundit dhe mposhti në miqësore dy nga përfaqësueset pretendente në Kampionatin Europian, Francën dhe Holandën.

E ndiej se ai do të zgjidhet në postin e trajnerit të ri te bavarezët pas përfundimit të aventurës me ‘pancerat’. E meriton, pas atij poshtërimi që iu bë para një viti nga shefat e vjetër”, e mbylli Mateus.