Rekordmeni gjerman Lotar Mateus ka “përplasur” një lojtar të rëndësishëm të Bajern Mynih pasi u mposht nga Barcelona në Ligën e Kampionëve. Gjigantët gjerman humbën 4-1 të mërkurën mbrëma pasi anësori brazilian Rafinja shënoi një trigolësh magjik për të lënë bavarezët me vetëm tri pikë në tri ndeshje në kompeticion.

Humbja e rëndë e Bajernit vjen pasi ata gjithashtu pësuan disfatës nga Aston Vila në fillim të këtij muaji dhe gazeta gjermane “BILD” më pas shpërtheu ndaj disa lojtarëve. Dhe tani, legjenda e Gjermanisë dhe Bajernit, Mateus, i ka hedhur “benzinë zjarrit” teksa ka vënë në shënjestër performancën e Manuel Nojer. Kapiteni pati vështirësi të mërkurën, duke pranuar katër gola, pavarësisht se Barcelona arriti vetëm një xG prej 2.23. 38-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm te rekordmenët që kur u bashkua në vitin 2011, duke bërë më shumë se 500 paraqitje dhe duke fituar 28 trofe gjatë rrugëtimit. Megjithatë, vitet e fundit, gabimet janë bërë gjithnjë e më të zakonshme dhe Lotar ndjeu se portieri nuk ishte më në nivelin e dikurshëm.

KRITIKAT- “Normalisht nuk dua ta kritikoj Manuelin”, tha ai për “BILD”. “Por për momentin ai nuk është mbështetja për ekipin që ishte në të kaluarën. Manuel Nojer nuk është më Nojerin që njohim. Për shkak se nuk i ruan topat e pandalshëm, reflekset tij ka ndryshuar. Ai parashikonte çdo situatë, kishte një pamje 360 gradë dhe fillonte sulmet me një pasim të shtuar. Për momentin ai nuk po i jep mbrojtjes siguri. Kjo dëshmohet edhe nga shkalla e pak më shumë se 40 për qind e goditjeve të pritura në Bundesligë. Shpresoj se ai së shpejti do të gjejë rrugën e tij përsëri në lojën dhe besimin e tij të vjetër”.

Manuel nuk ka qenë gjithmonë një lojtar i rregullt për Bajernin që nga thyerja e këmbës në një aksident me ski në dhjetor 2022 dhe 38-vjeçari ka qenë nën presion për pozicionin e tij. Mateus vazhdoi të këmbëngulte se kapiteni i klubit më të titullar në tokën gjermane mund të kthehet ende në maksimumin e tij, por tha se ai duhet të gjejë një mënyrë për të ndërtuar besimin. “Për momentin, atij i mungon edhe fati në lojë”, shtoi ai.

“Por kur ai kishte tetë goditje të rrezikshme në portë në të kaluarën, si në (ndeshjet kundër) Frankfurtit dhe Barcelonës, kjo nuk rezultoi në shtatë gola të pësuar. Goli i dytë kundër Barcelonës është një shembull i mirë, Manuel hezitoi, më pas u largua nga topi dhe nuk ishte në gjendje të bënte asgjë për golin”, e mbylli Mateus.