Lotët e Donnarumës në ndeshjen e fundit me Atalantën bën xhiron e botës dhe tashmë kanë ngritur dilemat e mëparëshme nëse gardiani do të vazhdoj aventurën me “djallin” në sezonin e ardhshëm.

Gjendja e keqe e klubit kuqezi, si dhe drita e “zbehtë” në fund të tunelit e bëjnë Donnarumën të mendoj të ardhmen larg Italisë.

Djaloshi është nga më të mirët për moshën e tij dhe prej kohësh kërkohet nga shumë ekipe “big” të cilat mund të përballojnë dhe kërkesat e majme për rrogën.

Sëfundmi  Corriere dello Sport ka raportuar se portieri ka refuzuar propozimin e Milanit për rinovimin e kontratës duke lëshuar sinjalin se në fund të sezonit do të largohet.

Të interesuara për “gardianin” e ri janë PSG dhe Juventus, por francezët qëndrojnë në “pole” duke patur drejtues Leonardo i cili ka një lidhje të ngushtë me agjentin e Donnarumës, Mino Raiola./newsport/