Vllaznia e basketbollit te meshkujve sot ka pritur Partizanin ne “Qazim Dervishi” dhe eshte mundur prej tij. Por nderkohe shkodranet kane “fituar” ne nje aspekt tjeter. E kemi fjalen per nderimin qe i eshte bere mjeshtrit te mirenjohur Renato Radoja.
Ky i fundit pak dite me pare festoi mes miqsh e shokesh 80 vjetorin e lindjes por emocionet e mbremjes se sotme veshtire se do t’i harroje derisa te jete gjalle. Jo me kot, nuk ka mundur te duroje e ndersa i gjithe pallati i sportit ishte ne kembe ne shenje respekti ndaj figures se tij, mjeshtri Radoja nuk ka mundur dot t’i kurseje lotet.
Momente te cilave u ka rezistuar me shume veshtiresi por per fat, ceremonia ka vijuar me dorezimin e fanelles me numrin 7 te Vllaznise nga presidenti i saj Alban Xhaferi.
Ne parket ka zbritur edhe nje emer i madh si Agim Fagu i cili si perfaqesues i Partizanit ka falenderuar drejtuesit e Vllaznise qe i bene pjese te kesaj ceremonie sepse sipas tij, Renato Radoja nuk eshte vetem i Vllaznise, por edhe i Partizanit, i kombetares dhe i gjithe Shqiperise.
Edhe Korab Llazani ne emer te Federates Shqiptare te Basketbollit i ka dorezuar mjeshtrit nje Mirenjohje ne emer te ketij institucioni dhe gjithçka do te mbyllej me nje tufe lule dorezuar mjeshtrit nga basketbollisti me i ri, djali i presidentit Xhaferi.
Nje ceremoni e thjeshte por shume kuptimplote dhe padyshim qe mjeshtri Renato Radoja meriton gjithçka. Lotet e tij ne fakt flasin vete. Ai sonte eshte ndier ne menyre te perkryer, i vleresuar, i nderuar dhe kaq mjafton per nje njeri qe i ka dhene shume basketbollit shkodran dhe atij shqiptar.