Sportklub Vllaznia e ka vlerësuar dje me titullin e lartë “Trajner i shekullit” për kontributin e dhënë në sportin e atletikës. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse i është përkushtuar këtij sporti që nga viti 1972 dhe vazhdon ende edhe sot.
Si trajner është shpallur 22 here Kampion kombetar me ekipin e atletikes “Vllaznia “ per meshkuj te rritur.
Ka stërvitur sportistë që kanë thyer dhe mbajnë ende edhe sot shumë rekorde kombëtare ne disiplinat e kercimit se gjati, kercimit 3-hapesh, 100m.
Fitues disa medaljeve te arta, argjedi, bronzi, ne kampionatet Ballkanike, Evropiane, Kupat e Evropes, si trajner I VERA BREGU, dhe i Kampionit te Evropes dhe Ballkanit, IZMIR SMAJLAJ, e shume e shume kampionave Kombetar nder vite.
Pjesmarres ne Lojerat Olimpike Atlanta 1996 me sportisten VERA BREGU, pjesmarres ne Lojrat Olimpike Rio de Janeiro 2016 me sportistin IZMIR SMAJLAJ.
Por gjatë ceremonisë së djeshme të zhvilluar në pistën e stadiumit “Loro Boriçi”, profesor Vili në fjalën e tij nuk i ka përmbajtur emocionet, madje i kanë shpëtuar edhe lotët.
“Falenderoj ata që më kanë vlerësuar, sportistët me të cilët kam punuar dhe në veçanti familjen time të cilës i kam munguar shumë, pikërisht për të arritur këto rezultate që kam arritur dhe e kam lënë atë pas dore”- ka thënë ai dhe kaq ka mjaftuar që për disa sekonda njeriu që ka përjetuar shumë emocione në thyerjen e rekordeve, marrjen e medaljeve dhe titujve kampion, të mos e mbante veten.
Një veprim që padyshim ka marrë shumë duatrokitje nga të pranishmit dhe ato lotët e profesor Vilit në ato momente me shumë siguri kanë qenë “medalja” më e madhe që ai ka fituar në karrierën e tij. Dhe padiskutim që ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i thëmi “FALEMINDERIT PROFESOR VILI”!
© shkodrasport.com