Shqiperia i dha fund aventures se saj te dyte ne historine e Europianeve duke marre vetem nje pike ne “grupin e vdekjes”, por lojtaret dhe stafi i saj duhet te jene krenare per paraqitjen e bere ne kete vend.

Ata kane marre shume vleresime pozitive dhe se fundi ka qene ish- futbollisti i njohur i kombetares gjermane Lothar Mathaues i cili eshte ne rolin e komentatorit ne kete Europian. Ai pas ndeshjes se mbremshme Shqiperi- Spanje 0-1, eshte shprehur:

“Nuk kam pirë asgjë dhe nuk jam i lodhur, por shqiptarët ishin sonte më të mirë se spanjollët! Mund të shkojnë në shtëpi me ballin lartë! Shqiptarët mund të jenë krenarë… këto fjalë para plisit me dykrenare, me siguri që dolën nga zemra.

Edhe kameramani ishte me plis në kokë – tërë kohën. Dua të them edhe njëherë: lojtarët luajtën mirë, aq sa dinë dhe mundën, ndërsa shqiptarët janë fitues të mëdhenj të këtij Kampionati Europian!”