Ish-lojtari i Bayern, Lothar Matthäus ka shprehur pikëpamjet e tij për nënshkrimin e mundshëm të lojtarëve ndërkombëtarë, veçanërisht Neymar, për ekipin e Kompany. “Bayern nuk ka nevojë për showmen. Neymar mendon shumë për veten e tij. Bayerni është një familje. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin”.
“Neymar është më i përqendruar te vetja sesa te skuadra. Klubi ynë nuk ka nevojë për një lojtar që vendos interesat e tij mbi ato të ekipit”, tha Matthäus për ESPN.
Kujtojmë se në janar të këtij viti, Neymar u rikthye te Santos, aty ku filloi karrierën e tij. Ai më parë ka luajtur edhe për Al-Hilal, PSG dhe Barcelona