Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito ka folur për suksesin e të kaltërve në bazë të tij në krahasim me lojtarët e Juventusit, Interit dhe Milanit.

“Unë do të doja të kujtoj njerëzit se Lacio është pas Juventusit, Interit dhe Milanit sa i takon fuqisë ekonomike. Ato janë skuadra që kanë fituar më së shumti trofe.

Ne kemi qenë në gjendje të kombinojmë rezultatet ekonomike me ato sportive. Vitin e kaluar, e kemi mposhtur Juventusin në Superkupë, pavarësisht shpenzimeve tona 120 milionë euro dhe Juve 500 milionë euro.

Mesatarja e klubeve të tjera është rreth 300 milionë euro”,-tha Lotito në një intervistë me “Corriere dello Sport”. “Pavarësisht fuqisë investuese të Juventusit, po bëjmë një punë të mirë. Lacio përfundoi vitin me një fitim 38 milionë euro, klubi i vetëm me një fitim të tillë.

Të gjitha skuadrat e mëdha përfunduan me një humbje. Lacio është sigurisht një klub i madh në një nivel biznesi”- përfundoi presidenti lacial./vipsport/