Trajneri i përfaqësueses gjermane mbetet optimist edhe pas disfatës 2-1 ndaj Francës. Gjermania e tij pësoi humbjen e gjashtë të vitit dhe tani rrezikon të bjerë në League B të Nations League.
Gjithsesi, Low është i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij dhe shprehet se me pak më shumë zgjuarsi ndeshja mund të kishte përfunduar ndryshe.
“Padyshim që jam shumë i zhgënjyer, kjo ndeshje nuk duhet të kishte përfunduar 2-1. Por nga ana tjetër, mendoj se ishim në një nivel me kampionët e botës.
“Nuk jemi shpërblyer për një ndeshje shumë të mirë. Pas humbjes me Holandën, reagimi ishte shumë i mirë. Po të ishim treguar pak më të zgjuar mund të kishim shënuar golin e dytë dhe ndeshja do të kishte përfunduar.
“Kjo ndeshje na bën me shpresë për të ardhmen. Disa lojtarë të rinj që luajtën sot kanë potencial të madh. Sot ishim shumë të përqendruar, diçka shumë e vështirë pas kritikave që kemi marrë ditët e fundit.
“Ishte e rëndësishme të bënim disa ndryshime. I krijuam shumë probleme francezëve me formacionin tonë. Kjo sfidë më mbush me shpresë për të ardhmen.”/telesport/