Trajneri aktual i Gjermanisë Joachim Low i ka treguar 4 emrat e lojtarëve të cilët do të dëshironte ti kishte tek Real Madrid gjithmonë nëse e zëvëndëson Zinedine Zidane, raporton Don Balon.
Low është konsideruar njëri prej favoritëve kryesor për të zënë vendin e Zinedine Zidane pas një fushate të mjerueshme të madrilenëve.
Lojtarët të cilët i ka kërkuar Low janë mbrojtësi i Bayern Munchen David Alaba, mesfushori i Dortmund Julian Weigl, mesfushori i PSG Julian Draxler, dhe sulmuesi i Tottenham Harry Kane.