Klubi i Vllaznisë ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social në “Facebook” se në sfidën ndaj Shiroki Brijeg në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për ndeshjen e kthimit në turin e partë të Ligës së Konferencës nuk do të ketë asnjë tifozë boshnjakë për këtë takim. Skuadra shkodrane ka njoftuar se ky vendim vjen si pasojë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Klubi Futbollit Vllaznia njofton të gjithë tifozët boshnjak se, sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s nuk do të lejohen të futen në Stadiumin “Loro Boriçi”. Në çdo rast rojet e sigurisë do të kryejnë shoqërimin e tyre jashtë mjediseve të stadiumit. Duke shpresuar në mirëkuptinin e tifozave miq, Klubi Futbollit Vllaznia mbetet i vendosur në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara nga UEFA.

Vllaznia Football Club notifies all Bosnian fans that according to the decision of the UEFA Executive Committee they will not be allowed to enter the Loro Borici Stadium, in any case the security guards will escort them outside the stadium premises. Hoping for the understanding of the visiting fans, Vllaznia Football Club remains determined to respect all the rules set by UEFA.

Nogometni klub Vllaznia obavještava sve bosanske navijače da im prema odluci Izvršnog odbora UEFA-e, neće biti dozvoljen ulazak na stadion Loro Borici, u svakom slučaju zaštitari će ih ispratiti izvan prostorija stadiona. Nadamo se razumijevanju gostujućih navijača, Nogometni klub Vllaznia ostaje odlučan u poštivanju svih pravila koja je postavila UEFA.”