Dje luajtur sot ndeshjet e javës së parafundit në Kategorinë e Parë dhe sytë ishin vetëm te ndeshjet për mbijetesë, sepse për sa i përket ngjitjes në Superiore është dekretuar me kohë ngjitja e Vllaznisë dhe Bylisit.
Lajmi i ditës ishte zbritja nga Kategoria e Parë e Tomorit. Beratasit luanin një finale të vërtetë në Cërrik ndaj Turbinës dhe ishte shansi i fundit, që është shpërdoruar në mënyrë skandaloze, sepse Turbina fitoi me një lehtësi impresionuese.
Një goditje fatale, por e paralajmëruar me kohë, sepse në Berat funksionarët e bashkisë nuk ia kanë haberin futbollit dhe kanë bërë gjithçka për ta shkatërruar, me veprime absurde dhe me dështime totale në administrimin e klubet dhe skuadrës.
Për pasojë, Tomori do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë, ku e pret derbi me Naftëtarin.
Ne kete sezon me beratasit kane luajtur edhe dy futbolliste shkodrane pikerisht mbrojtesi Beci dhe mesfushori Dyca por ndonese u munduan te japin kontributin e tyre nuk ia dolen ta mbajne kete skuader ne kategorine e pare dhe kjo jo per faj te tyre.