Suksesi absolut i Bajernit në këtë sezon ka shënuar rekorde historike, por dhe një fakt interesant.
Mbrojtësi i Realit Alvaro Odriozola, i cili është huazuar këtë sezon te kampionët e Europës dhe Gjermanisë ka mundur të koleksionojë plot 5 trofe (kampionatin spanjoll, Superkupën e Spanjës, kampionatin gjerman, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve).
Futbollisti bask, i cili nuk mundi të gjejë hapësira këtë sezon as në Madrid dhe as në Mynih ka të drejtën e festimit pasi ka mundur të fitojë me vetëm 10 ndeshje të luajtura plot 5 trofe të rëndësishëm dhe për më tepër me dy superfuqi të futbollit.