Pas dy sezonesh te Vllaznia, sulmuesi kroat Ante Aralica ka nenshkruar se fundi nje kontrate me nje ekip tjeter, pikerisht ne Poloni. Por nese ne Shqiperi ka luajtur me nje nga ekipet me te mira, krejt ndryshe ne kampionatin e ri ku ka shkuar.
Aralica ka firmosur per skuadren Wieczysta Krakow qe merr pjese ne Ligen e trete te futbollit polak. Kuptohet shume larg pritshmerive qe mund te kete patur vete lojtari apo dhe ato qe paten besuar tek aftesite e tij.
Te Vllaznia ne fakt ne sezonin e ri paraqitjet e tij deri diku kane qene te pranushme, ne sezonin e dyte pavaresisht se ish- trajneri Josa beri çmos ta mbante ne skuader, zhgenjeu dhe si rrjedhoje qendroi me shume larg fushes sesa dha kontribut per te.
Tashme Aralica ka firmosur ne Poloni me Wieczysta Krakow. Kontrata e tij mesohet te jete njevjeçare, me te drejte zgjatje edhe per nje tjeter, çka do te thote se ai duke pare qe nuk po gjen skuader tjeter me te mire, ka vendosur te qendroje gjate ndoshta ne Poloni, pavaresisht se ne Ligen e trete./SHKODRA-SPORT.COM/