Ne ndeshjen e djeshme ndaj Erzenit per kupe e ka nisur si titullar dhe ka qene ne fushe per 76 minuta. Derisa stafi teknik vendosi ta zevendesonte (zevendesim taktik) duke e larguar ate nga fusha per t’i dhene hapesire nje sulmuesi si Bruno Gomes ngaqe skuadra ndodhej ne disavantazh.

Braziliani Andrey Yago ka bere nje paraqitje pergjithesisht te mire, duke ofruar siguri ne lojen e tij ne krahun e majte te mbrojtjes. Dhe per me teper duke ofruar garanci se ne rast mungese te Esin Hakajt serish, ai do te jete aty gjithnje per te dhene kontributin e tij per skuadren.

26 vjeçari ka luajtur ne gjysmen e pare te sezonit ne Maqedonine e Veriut dhe ne janar erdhi tek Vllaznia per te treguar vlerat e tij me te mira dhe duket se kemi te bejme me nje element me vlera.

Megjithate e djeshmja ndaj Erzenit ishte vetem prova e pare per te dhe per te dale ne nje konkluzion perfundimtar sesa vlen si lojtar, i duhen edhe shume ndeshje te tjera./SHKODRA-SPORT.COM/