Vllaznia ka mësuar ditën e djeshme kundërshtarin e parë për Conference League. Ata do jenë islandezët e Valur, që në një përballje dyshe me shkodranët në datat 11 dhe 18 korrik do vendosin kualifikimin. Ekipi nga skaji më verior i Europës aktualisht është në aktivitet.
Jo më larg se mbrëmë ata kanë zhvilluar javën e 11-të të kampionatit në Islandë. Kundërshtar përballë tyre ka qenë Vikingur. Në një duel që shikonte përballë vendin e parë dhe të tretë të kampionatit. Ndeshja nuk zhgënjeu aspak për tifozët që në fund të 90 minutave panë që rezultati të ishte 2-2.
Fillmisht do ishin miqtë e Vikingur që do kalonin në avantazh në minutën e 35-të. Do ishte Sigurdson i Valur që do barazonte me anë të një penalltie. Por sërish Vikingur do gjente avantazhin në minutën e 58-të. Në një moment ku miqtë dukej se do merrnin pikët e plota, në minutën e 94-të të duelit, do barazonte Sigurdson sërish me një penallti.
Kjo për rezultatin përfundimtar 2-2 dhe që lë në vendin e parë Vikingur me 26 pikë të grumbulluara. E ndërsa Valur qëndron në pozitën e tretë në tabelën e klasifkimit pas 11 javëve. Me 22 pikë të grumbulluara në një moment ku në Islandë ka përfunduar faza e parë e sezonit 2024-25.
Endri ÇINARI