Bayern Munchen rrezikonte të dënohej për shkak se luajti për disa sekonda me 12 lojtarë kundër Freiburg.

Por, Gjykata Sportive e Federatës Gjermane të Futbollit ka refuzuar apelimin e bërë. Ajo ka lënë në fuqi fitoren 4-1 të bavarezëve duke sheshuar në këtë mënyrë gjithë zërat për një dënim të mundshëm.

Bayern Munchen luajti për 18 sekonda me 12 lojtarë në fushën e blertë. Sabitzer u fut në minutën e 84-të, ndërkohë që Coman ishte ende në lojë. Kësisoj, Freiburg apeloi në Gjykatën Sportive duke kërkuar fitoren 4-1 në tavolinë.

Kryetari i Gjykatës është shprehur se Bayern kishte pak faj për atë që ndodhi. Sipas tij, problemi ka qenë te arbitrat që duhet të prisnin që lojtari i bavarezëve të dilte nga fusha dhe më pas të futej Sabitzer.