Luan Deliu eshte nje nga emrat e spikatur te futbollit elbasanas sepse ka dhene nje kontribut shume te madh per skuadren e ketij qyteti, fillimisht si lojtar duke qene pjese e nje brezi te shkelqyer te viteve ’80, nderkohe qe me pas spikati edhe si trajner duke e drejtuar per shume vite skuadren e Elbasanit.

Ai ka dhene se fundi nje interviste per “Panorama Sport” pikerisht ne pragndeshjen me Vllaznine teksa e ka vleresuar ate si nje kundershtar shume te forte, te cilin per ta mundur duhet shume angazhim

“Elbasani i ka bërë një nisje shumë të mirë kampionatit, sepse pas shumë kohësh ne marrim pjesë në Superiore. E kam thënë edhe më herët që Elbasani po përpiqet të ndërtojë diçka që i përket të tashmes e të ardhmes dhe kjo është bërë realitet. Kanë qenë me “këmbë në tokë” kur kanë mbërritur deri në këtë pikë. Përjashto disa momente të ndërtimit të lojës, në përgjithësi paraqitjet
kanë qenë të mira dhe jemi në rrugë të mbarë, falëpunës që po bëhet aty.

“Vllaznia po udhëheq kampionatin dhe nuk është rastësi. Bëhet fjalë për një emër të madh të futbollit shqiptar. Gjithnjë me Vllazninë kemi bërë lojëra ndër më të bukurat dhe shpresoj që do të ketë një motiv më shumë ndaj saj. Ekipi duhet të jetë edhe më i qetë, vlerësimi duhet të jetë maksimal. Nuk besoj se Elbasani do të jetë pasiv, por një ekip aktiv që do të kërkojë rezultatin”- eshte shprehur Luan Deliu.