Luan Pinari është i ftuar në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
Ish-mbrojtësi i njohur, ka folur për dy skuadrat që rrezikojnë rënien nga Kategoria, Vllaznia dhe Teuta.
Pinari theksoi se shkodranët janë më të favorizuar në këtë fund kampionati për shkak të eksperiencës së tyre.
Ndërsa durrsakët nuk e kanë provuar shpesh për të rënë nga Kategoria.
“Në këtë fazë të kampionatit që jemi, mendoj se Vllaznia është më e favorizuar për shkak të eksperiencës së saj.
Ka qenë disa herë pranë rënies nga Kategoria, por ka arritur të shpëtojë. Ndërsa Teuta e ka provuar më rrallë këtë”, deklaroi Pinari./newsport/