Tifozet e Vllaznise po bejne pergatitjet e fundit per transferten e se dieles drejt kryeqytetit, pikerisht per ndeshjen gjysmefinale te kampionatit ndaj Egnatias. Por ne morine e tyre do te mungoje serish nje tifoz shume i veçante.
Behet fjale per Cuf Kapllanin, tifozin e zjarrte te Vllaznise nga Ulqini i cili e ndjek skuadren shkodrane prej 30 vitesh, si ne ndeshjet brenda ashtu edhe jashte. Nje njeri qe e ka ndjekur kete skuader edhe ne shi, edhe ne bore, por prej tre vitesh ai po lufton me semundjen, por mendjen e ka vetem tek Vllaznia.
Madje ne ndeshjen e para pak javeve ndaj Dinamos, i shoqeruar nga bashkeshortja e tij, ashtu ne karroce invalidi, ka qene i pranishem ne tribunen e stadiumit “Loro Boriçi”. Cufoja, siç e njohin te gjithe, e ka te pamundur per ta ndjekur te dielen Vllaznine ne “Air Albania”, por mendjen do ta kete aty.
Por nderkohe diten e djeshme, ka qene pikerish nje emer i njohur i futbollit shkodran, Luan Shpuza, ish- drejtues i disa Akademive dhe njekohesisht edhe menaxher futbolli, i cili i ka bere nje vizite Cufos ne shtepin e tij ne Ulqin duke treguar qytetarin e nje njeriu human, si pjestar i nje familje sportive.
Shpuza i ka dhuruar Cufos shallin e Vllaznise dhe njekohesisht ne emer te te gjithe tifozteve shkodrane i ka uruar atij sherim sa me te shpejte dhe rikthim serish ne tribunat e stadiumeve per te ndjekur skuadren e tij te zemres./www.shkodrasport.com/