Mund të duket vërtetë e çuditshme por kjo është mëse e vërtetë. Federata Shqiptare e Futbollit në fund të çdo viti ndan tituj “me shumicë” për figura të ndryshme të futbollit shqiptar në vite. Çuditërisht, një emër e ka harruar gjithmonë: Atë të Luan Vukatanës. Paksa e çuditshme sepse kemi të bëjmë me një futbollist të shkëlqyer, pjesë e ekipit kombëtar në vitet 80, pjesë e Vllaznisë dhe fitues i shumë trofeve. E ka harruar këtë futbollist të shquar edhe Bashkia Shkodër e cila duhej të kishte bërë diçka më tepër në lidhje me këtë futbollist.

Vërtetë ai jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duket disi “i harruar” por atë nuk mund ta harrojnë tifozët që kanë brohoritur me mijëra herë emrin e tij.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak Shkodër iu dha titulli “Mirënjohja e Qytetit” të mirënjohurit Selami Dani. Edhe ky një “i harruar”. Natyrisht më mirë vonë se kurrë! Dhe ajo e bëri këtë gjë. Por edhe Luan Vukatana e ka merituar një nderim nga Federata. Nuk po e themi këtë tashmë që ai po kalon momente të vështira si pasojë e sëmundjes që po e shqetëson prej dy vitesh.

E ka thënë edhe vetë fakt në një shkrim këtu e gati një vit më parë teksa ka shkruar me shumë mllef ndaj institucionit të futbollit shqiptar. Po jua shfaqim të plotë atë çfarë shkruante vetë mjeshtri, sigurisht i zhgënjyer nga të tilla harresa:

TE FLASESH APO TE MOS FLASESH?
Mendoj qe erdhi momenti qe te vendos zerin tim tek shpirti im i brendshem per t’ju pergjigjur pyetjes qe deri diku me ka munguar: Te flasesh apo te mos flasesh?
Gjithmone kam menduar se kam qene i suksesshem ne karrieren time sportive 14-vjeçare, fale talentit, mundit dhe sakrifices time. Por asnjehere nuk me pelqente te flisja per vehten time. E megjithate,qe te jem i sinqerte , kenaqesha kur degjoja te tjeret qe flisnin me superlativa duke vleresuar talentin tim, fantazine ne loje,tekniken,rrezikshmerine per kundershtarin, pasionin dhe deshiren per te fituar gjithmone. Dhe nuk ishte e lehte mbasi u desh te sakrifikoja rinine time. U bera pjese e ekipit te te rriturve te ekipit te Vllaznise qe ne moshen 16-vjecare, pjese e atij klubi ku luanin te famshmit Sabah Bizi, Din Zhega e te tjere.Nje femije i imet me kembe te hoila qe shume shpejt do te jepte kontributin e tij ne sukseset e ketij ekipi me vlera.

Ne zhvillimet e sotme te futbollit shqiptar behen shume etiketime per legjendat e ketij sporti. Dhe me te drejten e mendimit tim drejtoj pyetjen se çdo te thote te te etiketojne legjende te futbollit shqiptar, gje te cilen une personalisht nuk kam arritur ta marr kete vleresim.
Ne perceptimin tim, te jesh legjende do te thote te jesh shume i suksesshem. Dhe te jesh i suksesshem ne radhe te pare duhet te kesh jetegjatesi ne sport. Sepse nuk mund te jesh i suksesshem me nje, dy apo tre vite karriere sportive. Te jesh i suksesshem do te thote te kesh trofe mbi supe. Do te thote te kesh qene pjese e ekipeve perfaqesuese te Shqiprise. Do te thote pse jo, te jesh shpadhur futbollisti me i mire i vendit ndonje vit. Pra te jesh legjende mbi bazen e evidencave dhe jo mbi bazen e nje cope letre qe fatkeqsisht sot jepen nga FSHF si diplomat fallso mbas viteve 90-te, jepen me radhe e pa radhe, me merite e pa merite ( problemi eshte per ato pa radhe e pa merite te cilet jane me te shumte).
Nga te gjitha sa permenda me siper, dua te evidentoj disa arritje te miat gjate karrieres time sportive:
– Fitues i kupes Kampion i Shqiprise me ekipin e Vllaznise ne vitet 1978 dhe 1983.
– Fitues i Kupes se Republikes po me ekipin e Vllaznise perkatsisht ne vitet 1979, 1981, 1987. pra 5 trofe de facto.
– Lojtar i perfaqesueses se Shpresave dhe Kombetares se Shqiprise nga viti 1976 deri ne vitin 1984.
– Fitues i anketes: futbollisti me i mire i Shqiprise ( 10 sportistet me te mire te vitit )ne vitin 1983.
– Pjese e 11-shes me te mire te Vllaznise ne 80 dhe 90 vite.

Dhe po mundohesha te beja paralelizmin me legjendat e shpadhura nga zoti Duka dhe suita e tij ne vitet e fundit, ku per shume prej tyre nuk mund ti gjeja keto suksese. Prandaj dhe vendosa ta thyej ate idene se njerezit e suksesshem me shume degjojne se flasin per vehten e tyre.
Por nqs ne nuk flasim, shume gjera dote mbeten te gabuara pergjithmone ku regresi do te dominoje progresin. Nga gjithe analiza ime, faktet jane te shumta per ato qe kane hyre pa ralle dhe pa merite. Pra o njerez, qe te kesh ate cope leter qe e ka humbe kuptimin e vertete te fjales legjende, duhet qe te lepish B….N e zotit Duka ose ti ngjitesh atij si M..I mbas kepuces. Apeli im eshte:- Zoti Duka mos shperdoroni besimin e atyre qe ju kane dhene mundesine e detyres qe mbani. Nqs nuk i dini kriteret e vleresimeve, sepse helbete nuk keni pase asnje lidhje me fushen e futbollit, zgjidhni njerez te afte dhe te ndershem ne pozicionet e instuticionit qe drejtoni. Nqs eshte e qellimshme, historia do t’ju denoje sepse nje LEGACY nuk mund te shuhet nga individe te pandershem. Gjithashtu hiqni dore nga praktikat e shemtuara duke nderuar e vleresuar njerezit pas vdekjes per vlerat e meritat e tyre. Jepuni sotisfaksionin e vlerave te tyre sa jane gjalle.
Rikthehem perseri tek pyetja:- Te flasesh apo te mos flasesh?
– Eshte koha te flasesh. Mjaft me me falsitete te dalura boje.momenti qe te vendos zerin tim tek shpirti im i brendshem per t’ju pergjigjur pyetjes qe deri diku me ka munguar:-Te flasesh apo te mos flasesh?
Gjithmone kam menduar se kam qene i suksesshem ne karrieren time sportive 14-vjecare, fale talentit, mundit dhe sakrifices time. Por asnjehere nuk me pelqente te flisja per vehten time. E megjithate,qe te jem i sinqerte , kenaqesha kur degjoja te tjeret qe flisnin me superlativa duke vleresuar talentin tim, fantazine ne loje,tekniken,rrezikshmerine per kundershtarin, pasionin dhe deshiren per te fituar gjithmone. Dhe nuk ishte e lehte mbasi u desh te sakrifikoja rinine time. U bera pjese e ekipit te te rriturve te ekipit te Vllaznise qe ne moshen 16-vjecare, pjese e atij klubi ku luanin te famshmit Sabah Bizi, Din Zhega e te tjere.Nje femije i imet me kembe te hoila qe shume shpejt do te jepte kontributin e tij ne sukseset e ketij ekipi me vlera.
Ne zhvidhimet e sotme te futbollit shqiptar behen shume etiketime per legjendat e ketij sporti. Dhe me te drejten e mendimit tim drejtoj pyetjen se cdo te thote te te etiketojne legjende te futbollit shqiptar, gje te cilen une personalisht nuk kam arritur ta marr kete vleresim. Ne perceptimin tim, te jesh legjende do te thote te jesh shume i suksesshem. Dhe te jesh i suksesshem ne radhe te pare duhet te kesh jetegjatesi ne sport. Sepse nuk mund te jesh i suksesshem me nje, dy apo tre vite karriere sportive. Te jesh i suksesshem do te thote te kesh trofe mbi supe.
Do te thote te kesh qene pjese e ekipeve perfaqesuese te Shqiprise. Do te thote pse jo, te jesh shpadhur futbollisti me i mire i vendit ndonje vit. Pra te jesh legjende mbi bazen e evidencave dhe jo mbi bazen e nje cope letre qe fatkeqsisht sot jepen nga FSHF si diplomat fallso mbas viteve 90-te, jepen me radhe e pa radhe, me merite e pa merite ( problemi eshte per ato pa radhe e pa merite te cilet jane me te shumte ).
Nga te gjitha sa permenda me siper, dua te evidentoj disa arritje te miat gjate karrieres time sportive:
– Fitues i kupes Kampion i Shqiprise me ekipin e Vllaznise ne vitet 1978 dhe 1983.
– Fitues i Kupes se Republikes po me ekipin e Vllaznise perkatsisht ne vitet 1979, 1981, 1987. pra 5 trofe de facto.
– Lojtar i perfaqesueses se Shpresave dhe Kombetares se Shqiprise nga viti 1976 deri ne vitin 1984.
– Fitues i anketes: futbollisti me i mire i Shqiprise ( 10 sportistet me te mire te vitit )ne vitin 1983.
– Pjese e 11-shes me te mire te Vllaznise ne 80 dhe 90 vite.
Dhe po mundohesha te beja paralelizmin me legjendat e shpadhura nga zoti Duka dhe suita e tij ne vitet e fundit, ku per shume prej tyre nuk mund ti gjeja keto suksese. Prandaj dhe vendosa ta thyej ate idene se njerezit e suksesshem me shume degjojne se flasin per vehten e tyre. Por nqs ne nuk flasim, shume gjera dote mbeten te gabuara pergjithmone ku regresi do te dominoje progresin. Nga gjithe analiza ime, faktet jane te shumta per ato qe kane hyre pa ralle dhe pa merite. Pra o njerez, qe te kesh ate cope leter qe e ka humbe kuptimin e vertete te fjales legjende, duhet qe te lepish B….N e zotit Duka ose ti ngjitesh atij si M..I mbas kepuces.
Apeli im eshte: Zoti Duka mos shperdoroni besimin e atyre qe ju kane dhene mundesine e detyres qe mbani. Nqs nuk i dini kriteret e vleresimeve, sepse helbete nuk keni pase asnje lidhje me fushen e futbollit, zgjidhni njerez te afte dhe te ndershem ne pozicionet e instuticionit qe drejtoni. Nqs eshte e qellimshme, historia do t’ju denoje sepse nje LEGACY nuk mund te shuhet nga individe te pandershem. Gjithashtu hiqni dore nga praktikat e shemtuara duke nderuar e vleresuar njerezit pas vdekjes per vlerat e meritat e tyre. Jepuni sotisfaksionin e vlerave te tyre sa jane gjalle.
Rikthehem perseri tek pyetja:- Te flasesh apo te mos flasesh?
-Eshte koha te flasesh. Mjaft me me falsitete te dalura boje.

Luan Vukatana