Me një karrierë thuajse 15-vjeçare në radhët e Vllaznisë, ku me kuqeblutë u shndërrua në një legjendë, Luan Vukatana është një nga figurat më të respektuara të futbollit në qytet.SGFEdhe nga SHBA, ku është transferuar prej dekadash, ai nuk e harron asnjëherë ekipin e zemrës. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-mesfushori është ndalur te performanca e gjysmës së parë të këtij edicioni.

Në fjalët e tij 65-vjeçari thekson se skuadra ka ecur mirë, por patjetër që ka gjithmonë vend për përmirësim. E ndërsa për vitin 2025, ka një dëshirë, Vllazninë e do kampion. Por nderkohe duke folur ne lidhje me demtimet e shumta te futbollisteve sot, ai e konsideron diçka te pakuptimte sepse ne kohen e tyre ata sterviteshin ne gure dhe megjithate kishin me pak demtime.


Profesor, një mbyllje viti me humbje për Vllazninë. Si ndikon ky fakt?

Po, është e vërtetë, një humbje në ndeshjen e fundit. Por në mendimin tim personal më tepër ishte një humbje “morale”, sepse përballë ishte Partizani, një nga rivalët e sezonit për Vllazninë. Me tepër ky takim ishte për prestigj, për të treguar forcën dhe nuk besoj se ndikon në objektivat e skuadrës.

Ndikojnë dëmtimet e shumta që ka pasur ekipi në këto performanca?

Patjetër që po. Trajneri ka qasje tjetër të lojës me titullarët e ndryshe me ata që nuk konsiderohen të tillë. E për më tepër në ndeshjen kundër Partizanit, Vllaznia mu duk sikur ishte ekip U-19 apo U-21 (qesh). Prandaj uroj që të dëmtuarit të kthehen sa më shpejt në shërbim të skuadrës dhe grupi të jetë i plotë.