Ecuria e javeve te fundit e ekipit te Vllaznise i ka gezuar te gjithe shkodranet, perfshi ketu edhe ish- futbollistet e Vllaznise te cilet jane gjithmone ne ndjekje te saj dhe jetojne padyshim me emocionet qe u jep futbolli.
Njeri prej tyre eshte edhe trajneri Luan Zmijani. Ne nje prononcim per median e shkruar, ish- mbrojtesi i kuqebluve eshte shprehur: ” Ky grup në të vërtetë ka marrë rezultate shumë të mira këto 7 ndeshjet e fundit. Gjithçka erdhi falë asaj që dhanë lojtarët, që ishin pjesë e saj dhe kjo të bën të ndihesh mirë”.
Zmijani ka folur edhe per vazhdimesine dhe objektivat e Vllaznise, per te cilat eshte shprehur: “Duhet shumë kujdes, sepse ashtu si ne që arritëm të marrim 5 fitore radhazi, mund të marrin edhe kundërshtarët tanë. Kjo do të thotë që duhet pasur shumë kujdes. Ky është një kampionat me përballje të shumta dhe me shumë të papritura”.
Te dielen nderkohe Vllaznia do te luaje ne Laç ndeshjen e rradhes dhe per kete takim, Luan Zmijani eshte shprehur: “E shikoj si një përballje tepër të vështirë, po jo e pakalueshme. Me shumë kujdes ne mund të marrim maksimumin dhe të kthehemi te fitorja”./SHKODRA-SPORT.COM/