Pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” është luajtur ndeshja në mes ekipeve të Veleçikut dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 14-të të kategorisë së parë. Të pranishëm kanë qenë një numër i konsiderueshëm tifozësh të të dy ekipeve.
Por në tribun “VIP” sot kanë qenë të pranishëm edhe tre persona të cilit vinin për herë të parë në Shqipëri dhe për më tepër, në një ndeshje të kampionatit shqiptar.
Bëhej fjalë për bashkëshorten e sulmuesit brazilian të Vllaznisë Junior, për të fejuarën e mesfushorit të Veleçikut Alexandre si dhe për një gazetar sportiv rumun, mik i mbrojtësit të kuqebluve Dan Ignat.
Ata kanë mbërritur këto ditë në Shqipëri dhe nuk mund të mos ishin të pranishëm në këtë ndeshje për të mbështetur njerëzit e tyre të dashur dhe të afërt.
Të tre ata kanë qenë të ulur në mes tifozëve në tribunën “VIP” dhe nuk kanë munguar madje të bëjnë tifo edhe për Junior dhe Alexandre që duhet pranuar se asnjëri prej tyre nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë në këtë ndeshje.
Pas përfundimit të takimit, ato kanë zbritur pranë dhomave të zhveshje për t’i pritur ato dhe për t’u larguar sëbashku nga fusha “Reshit Rusi”.
© shkodrasport.com