Dy ekipe zviceriane, pikërisht Lucerna dhe Young Boys janë të interesuara për futbollistin shkodran Armando Vajushi. Lajmi është bërë i ditur nga mediat bullgare sipas të cilave tashmë vetë drejtuesit e Liteksit që zotërojnë kartonin e tij, janë duke i shqyrtuar këto oferta por nuk do ngutem. Mesfushori me tipare sulmuese që kaloi këtë janar në Bullgari, ka firmosur për tre vite e gjysëm për Liteks dhe kuptohet që ka kohë për të luajtur aty megjithatë drejtuesit e këtij klubi me shumë siguri do të kërkojnë ta shesin atë sapo ndonjë klub tjetër t’u ofrojë diçka të mirë. Bullgarët siç dihet i paguan Vllaznisë shumën e 100 mijë eurove për këtë transferim.

Lajmi për interesimin e këtyre dy ekipeve zviceriane është bërë i ditur edhe nga mediat e këtij vendi meegjithatë askush nuk nxitohet. Ndoshta një lëvizje e tillë mund të bëhet në janar por Liteks po pret edhe oferta të tjera. Ditët e fundit thuhet të ketë dalë në skenë edhe një ofertë tjetër nga një ekip rus por në lidhje me këtë nuk ka ende gjë konkrete. Vajushi është duke luajtur titullar në gjithë këtë sezon dhe madje ka shënuar edhe tre gola për skuadrën e tij.

www.shkodrasport.com