Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu e ka vlerësuar të turpshëm vendimin e Kosovës për ta braktisur ndeshjen. Sipas tij nuk ka pasur pankarta, e as thirrje, ndërsa Lucescu shtoi se gjyqtari nuk i ka lejuar të dalin nga fusha.

“E turpshme. Ata ishin të turpshëm për shkak të sjelljes së tyre joprofesionale. Ata nuk janë lejuar të largohen nga fusha. Është diçka e pazakontë”.

“Nuk kanë pasur arsye të protestojnë në këtë mënyrë. Ne jemi sportistë dhe bëjmë punën tonë në fushën e lojës. Ishin disa sfida të qarta. Nuk kishte incidente gjatë ndeshjes, nuk ka pasur thirrje kundër tyre”.

“Një sjellje e tillë është e papranueshme. Nuk kam fjalë, nuk ka më shumë të diskutohet. Është e turpshme për të gjithë, një ndjenjë turpërimi ndaj tyre, si sportistë. Mund të shihet nga larg se kanë dashur të bëjnë këtë”, ka thënë Lucescu./Telegrafi/