Një episod i veçantë është kapur nga kamerat në fundin e ndeshjes, mes Barcelonës dhe Dinamos së Kievit, e cila u luajt në “Kamp Nou” dhe përfundoi me fitoren e katalanasve me rezultatin 2-1.

Trajneri i skuadrës ukrainase, Mirçea Luçesku pas përfundimit të ndeshjes, iu afrua yllit të Barcelonës, Leo Mesi dhe i kërkoi fanellën e ndeshjes së djeshme.

Megjithatë argjentinasi për një moment e refuzoi dhe për këtë e kishte një arsye.

Mesi mësohet t’i ketë thënë Luçeskut se nuk mund t’ia jepte fanellën në fushë, për shkak të protokollit të UEFA-s, por i premtoi atij se do ia jepte në dhomat e zhveshjes.