Në një intervistë të gjatë të dhënë për “Libero”-n mbi çështjet në lidhje me zhvillimet e fundit te Milani, Luçiano Moxhi ka dalë në përfundimin se gjithçka është pasojë e politikave të dobta të drejtuesve. Sipas ish-drejtuesit të madh të Juventusit dhe Napolit vetëm Igli Tare do të ishte zgjidhja e duhur.     

Mbi shoqërinë – “Skuadrës së Milanit nuk i qëndron nga pas një shoqëri e aftë, me drejtues me karizëm dhe të besueshëm për të kaluarën e tyre”.

Eksperienca – “Një skuadër e madhe si Milani ka nevojë për një drejtues me eksperiencë dhe jo një djalë të ri, të cilin duhet ti thuash se çfarë të bëjë”.

Maldini dhe Paratiçi – “Maldinin e kishin aty dhe e hoqën pa asnjë arsye. Më pas thanë se do të merrnin Paratiçin, por tani nuk është më në garë…”.

Vetëm Tare – “I vetmi drejtues që mund të jetë i duhuri për Milanin mendoj se është Tare, i cili ka një të shkuar për tu respektuar për atë çfarë ka bërë si drejtues. Ai ka meritën se ngriti në këmbë Lacion, e cila u ngrit si nga ana financiare edhe sportive falë vizonit të tij”.