Ne prag te ndeshjeve te rradhes te kombetares shqiptare, futbollistja e Vllaznise por edhe e perfaqesueses kuqezi, Luçije Gjini vlerëson entuziazmin që karakterizon Kombëtaren dhe , ka shumë besim te një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të parë në shtëpi.

“Ne ndihemi shumë mirë. Kemi disa ditë që jemi grumbulluar dhe po përgatitemi për ndeshjen e radhës, që kemi kundër Armenisë. Gjendja e grupit duket e mirë, ka entuziazëm në ekip dhe besoj do e marrim këtë ndeshje me pozitivitet, edhe për ta fituar. Është ndeshja e parë kundër Armenisë, na duhet patjetër fitorja ndaj këtij ekipi, për të pasur dhe më shumë vetëbesim për ndeshjen tjetër ndaj Polonisë.

Duke marrë parasysh ndeshjet, ekipet që kemi në grup, siç dihet ka ekipe shumë të forta, ka ekipe elite, besoj se duhet të japim maksimumin tonë, të paraqitemi sa më mirë dhe të ngjitemi ndoshta dhe një pozicion më lart nga aty ku jemi. Në planin personal dua të paraqitem sa më mirë, të jap maksimumin tim dhe të bëj gjithçka që kam mundësi për të fituar ndeshjen, për të ndihmuar ekipin”, – u shpreh Gjini.

Sfida e parë e Shqipërisë ndaj Armenisë do të luhet në shtëpi më 21 tetor në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00. Ndeshja e dytë është në transfertë ndaj Polonisë, më 26 tetor, ora 19:45 në “Tychy Stadium”.

Shqipëria është shortuar në Grupin F të eliminatoreve të Botërorit, së bashku me Poloninë, Kosovën, Norvegjinë, Belgjikën dhe Armeninë.