Kanë mbetur edhe tri javë nga fundi i këtij sezoni në Superligë.
Çështja e titullit kampion u vulos matematikisht, pasi Skënderbeu fitoi sot, zyrtarisht trofeun.
Europa dhe mbijetesa mbeten ende enigmë. Për sa u përket tri skuadrave që luftojnë për mbijetesë janë shumë pranë njëra-tjetrës me pikë në renditje.
Kamza dhe Teuta kanë 40 pikë secila, ndërsa Vllaznia ndodhet në vendin e parafundit me 38 pikë.
Deri në fund të kampionatit parashikohet një luftë e ashpër. Vllaznia rrezikon më shumë, duke qenë se ndodhet dy pikë pas rivaleve, por edhe për vetë kalendarin që ka, sepse në tri javët e fundit luan kundër Partizanit, Kukësit dhe Skënderbeut.
Java 34
Skënderbeu-Teuta
Partizani-Vllaznia
Kamza-Flamurtari
Java 35
Vllaznia-Kukësi
Teuta-Lushnja
Kamza-Laçi
Java 36
Laçi-Teuta
Skënderbeu-Vllaznia
Partizani-Kamza