Sonte do vulosen përfundimisht skuadrat që do marrin pjesë në Europianin e Gjermanisë, pasi luhen finalet e ‘play-of’ të Ligës së Kombeve.
Gjeorgji-Greqi në orën 18:00 është një nga tre finalet që do përcaktojë sonte skuadrat e fundit që kualifikohen në Evropian nëpërmjet Ligës së Kombeve.

Përballja delikate do luhet në Tbilisi, por janë grekët përfaqësuesja favorite për të shkuar në Gjermani në qershor, edhe pse te gjeorgjianët luan një ‘yll’ si Kavaratschkelia.

Në orën 20:45 në ishullin britanik Uellsi do presë Poloninë, një kundërshtar që në eliminatore ishte në grup me Shqipërinë dhe u rendit i treti. Leënadoëski me shokë kanë një shans të artë, që kërkojnë ta shfrytëzojnë me patjetër pas fushatës së dobët në eliminatore. Mungesa në Evropian do ishte goditje e rëndë për ta, por nga ana tjetër edhe Uellsi është mësuar të luajë në kompeticione të tilla.

Bileta tjetër, e fundit nga 3 të tilla, do diskutohet mes Ukrainës dhe Islandës. Sfida në orën 20:45 luhet në Poloni, ndërsa referuar koeficienteve Ukraina është favoritja e madhe për të qenë në Euro 2024. Ata do mbështeten në lojtarë si Mudryk, Dovbyk, Zinchenko apo edhe portieri i Realit Lunin për të bërë ëndrrën realitet.