Njëri ish-mbrojtës dhe tjetri ish-sulmues. Dy kroatët, Matko Djarmati dhe Pero Pejic janë në rivalitet mes tyre, këtë herë në postin e drejtorit sportiv te Vllaznia dhe Kukësi. Të dyja skuadrat kanë pasur objektiva të njëjta këtë merkato, teksa kanë dashur lojtarë edhe nga njëri-tjetri.
Rivalitet ballkanas në Superligën tonë, me dyshen që do kërkojë të furnizojë grupet respektive me lojtarë me cilësi. Nëse Djarmati ka një vit eksperiencë në pozicionin e ri me Vllazninë, një gjë e njëjtë s’mund të thuhet për Pejic.
I afruar për të zëvendësuar Nderim Nexhipin, shtatëlarti ka për detyrë të bëjë merkaton dhe së bashku me klubin të gjejë edhe trajnerin e Kukësit për sezonin e ri.
Duket se edhe këtu Djarmati ka eksperiencë, pasi në krye të shkodranëve është një tjetër kroat, Thomas Brdaric. “Luftë” kroatësh me ide dhe rivalitet në merkato mes Vllaznisë dhe Kukësit./newsport/