Sot, do të luhet java e 35-të e Superiores. Ende nuk janë dhënë verdiktet përfundimtare për skuadrat që shkojnë në Europë dhe ato që zbresin një kategori më poshtë.
Radio Televizioni Shqiptar ka zgjedhur të transmetojë pikërisht një duel të veçantë, Vllaznia – Kukësi.
Ai që nuk ka mundësi të jetë i pranishëm në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, mund ta ndjekë këtë takim drejtëpërdrejtë nga RTSH-ja.
Takimi mes Vllaznisë dhe Kukësit do të zhvillohet në orën 16:00. Kujtojmë që shkodranëve u duhet doemos fitorja, ndërsa verilindorët kanë arritur të sigurojnë një vend në Europë.