Rubin Hebaj është shëndërruar në një protagonist absolut te skuadra e Fc Andijan. Ai është një nga futbollistët që po udhëheq listën e golashënuesve të kampionatit uzbek, teksa në 20 ndeshja ka shënuar 12 gola si dhe ka regjistruar 2 asiste.
Shkodrani ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve, që në ndeshjen e fundit, i dedikuan një koreografi spektakolare, ku shfaqej Hebaj në versionin “Game Of Thrones”, teksa në krah ishte vendosur edhe një banderolë në gjuhën shqipe ku shkruhej “Luftëtar Hebaj”.
Një nderim i veçantë ky për Hebajn, i cili po kalon një moment spektakolar te skuadra nga Uzbekistani. Aq sa i ka bere edhe tifozet e “Andijan” te flasin shqip.
Kur kane mbetur edhe tre jave deri ne fund te kampionatit, Hebaj kryeson listen e golashenuesve me te mire dhe sigurisht qe pretendon fitoren e trofeut te “Kepuces se Arte” te kampionatit te ketij vendi./SHKODRA-SPORT.COM/