Flamurtari ka luajtur me Luftëtarin, për të mbyllur javën e 22 të Superiores. Gjirokastritët fituan 1-0 falë golit të shënuar nga Shkurtaj.Ndeshja e sotme ishte e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi luftojnë për një vend në Europë.
Në formacionin e hedhur nga ana e Duros, trajneri i Flamurtarit ka zëvendësuar Bushiç dhe Mustën, duke treguar një fytyrë të re të vlonjatëve nga minuta e parë.
Nga ana tjetër Lika ka provuar të hedhë Ramadanin nga minuta e parë, megjithëse ka pasur dyshime nëse mesfushori mund të ishte gati në këtë takim.
Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, ndërsa nuk kanë munguar rastet e vlonjatëve për të ndryshuar rezultatin në këtë pjesë të parë.
Pollozani ka qenë i vetëm përballë portierit kundërshtar dhe ka pasur mundësi për të pasur topin drejt disa futbollistëve vendas, por konkluzioni i mesfushorit ishte për t’u harruar.
Në pjesën e dytë historinë e takimit e ka vulosur Shkurtaj, i cili ka mposhtur portierin Nurkoviç pas një pasimi perfekt të dhënë nga Bregu. Luftëtari tashmë ka 10 ndeshje pa humbje, ndërsa me fitoren e sotme i afrohet edhe më tepër zonës europiane./vipsport/