Luftëtari ka dinjitet edhe në këtë moment të vështirë që po përjeton në Superiore. Durrsakët kanë marrë një pikë në transfertë ndaj Teutës, duke bërë kështu surprizën e kësaj jave.

Ekipi i Martinit kaloi shpejt në avantazh me Gomes, që nuk do të gabonte përpara portierit në minutën e 8, teksa mëkati ishte që gjuajtja e Emiliano Vilës me rrofeshatë përfundoi në traversë.

Ndërkohë kur pritej që takimit të përfundonte në shifrat 1-0, erdhi perla e Likës. Futbollisti i talentuar i Luftëtarit ka bërë një gol magjepsës nga një distancë e konsiderueshme me goditje dënimi.

Menjëherë ka ardhur edhe festa si Kristiano Ronaldo nga protagonisti, ndërsa i gjithë stafi i bluzinjve ka shkuar për ta përgëzuar. /Sport Ekspres/