Sezoni 2020-2021 i Kategorisë së Tretë po shkon drejt fundit, ndërsa Akademia e Futbollit Luftëtari është ngjitur zyrtarisht në Kategorinë e Dytë dhe në sezonin 2021-2022 do të luajë aty me synimin që të ngjitet më lartë.

Pas falimentimit të klubit të Luftëtarit, me 91 vite histori, shumë traditë dhe dikur nënkampion i vendit, bashkia e Gjirokastrës vendosi të nisë gjithçka nga e para me një ekip të ri dhe emër të ndryshuar nga niveli amator.

Kur mbetet për t’u luajtur edhe një javë, AF Luftëtari është në krye të renditjes me 24 pikë dhe praktikisht kampion i Kategorisë së Tretë.

Ndërkohë, një sukses historik mund të quhet për ekipin privat, Murlani, që pas fitores 5-2 ndaj Spartakut, siguroi matematikisht vendin e dytë dhe është ngjitur ashtu si gjirokastritët në Kategorinë e Dytë.

Skuadra që përfaqëson Vaun e Dejës drejtohet nga shkodrani Altin Xhahysa dhe ka shumë lojtarë shkodranë që kanë luajtur edhe në Supeiore e Kategorinë e Parë, me Vllazninë, apo dhe Adën e Tërbunin si dhe Veleçikun e Besëlidhjen.

Java e 9-të, rezultatet

Luftëtari – Kinostudio 4-0
Drini – Osumi 0-5

DJE
Murlani – Spartaku 5-2