Teuta u ndal në shtëpi 1-1 nga Luftëtari, me vendasit që u ndëshkuan në fund nga një gol i Likës. Edi Martini ka folur për “Supersport”, duke thënë se Teuta që ai drejton humbi dy pikë të arta.

“Normal që duhet ta mbyllnim ndeshjen sepse rastet për 2-0 i kishim. Janë ekipi që luajnë pa përgjegjësi. Ne donim rezultatin e mirë patjetër. Iu kam bërë me dije djemve se ishte një ndeshje e vështirë. Duhet të mbyllnim ndeshjen, Lufyëtari luajti mirë. Kemi humbur dy pikë të arta. Morali? Mendoj se pasojat janë më pas, shpresoj që të punojmë mirë. Vinim nga një ndeshje me Tiranën që luajtëm mirë dhe humbëm, duhet të punojmë shumë sepse këto ndeshje nuk duhet lënë hapur”.

“Ndeshja me Tiranën ka ndikuar sepse pas lojës së mirë nuk duhet të humbnim. Nuk kemi pse merremi me arbitrat sepse ne i kishim ratet tona edhe në këtë ndeshje. Loja në ajër? Po kemi një lojtar që vrapon shumë në sulm. Do kohën e vet që Gomes të shkrihet me ekipin, sepse e kemi përdoruar si ndryshim në lojë”

Çfarë nuk shkon te Teuta?

Nuk është vetëm sulmi, është i gjithë ekipi. Na vunë në vështirësi dhe sulmi nuk ka faj. Është i gjithë faji ynë që ndodhën këto gjëra. Marr përgjegjësitë e mija dhe do shohim në vazhdim për ndeshjet e radhës./newsport/