Ekipi i Luftëtarit ka mbyllur sot serinë e ndeshjeve miqësore në Slloveni në kuadër të fazës përgatitore para ndeshjes në Europa League kundër Ventspils. Gjirokastritët kanë barazuar 1-1 me vendasit e NK Krsko, falë një goli Behar Ramadanit dhe Milosh Kostiç.
Por në sy ra mosaktivizimi i Erjon Vucaj për skuadrën e Luftëtarit, duke aluduar për një moskompletim të kalimit të tij në Gjirokastër.
Shkodrani nuk është prezantuar zyrtarisht me bluzinjtë, dhe mesa duket Vllaznia nuk e ka çuar deri në fund transferimin duke e mbajtur lojtarin ende në Shkodër.
Shkak për këtë duket se janë bërë problemet administrative dhe burokratike në qytetin verior, ku zgjedhja e asamblesë së re të klubit ka vonuar tërheqjen e dokumentacionit për Vucajn, duke e penguar atë të firmosë zyrtarisht një kontratë me Luftëtarin.