Kategoria Superiore ka mbyllur dy ndeshjet e javës së 29-të. Takimi ndërmjet Luftëtarit dhe Laçit përfundoi me rezultatin 2-1, përfundoi me rezultatin 2-1, ndërsa Lushnja koleksionoi humbjen e radhës kundër Flamurtarit me rezultatin 0-2. Ekipi vlonjat mori një fitore qetësie.
Luftëtarit kundër Laçit ishte një ndeshje mjaft e dyluftuar, pasi të dy skuadrat kërkonin fitoren. Fitorja në një ndeshje të tillë ndihmonte skuadrat për t’i dhënë një shtytje drejt Evropës.
Luftëtari arriti të fitonte dhe tashmë parakalon Laçin duke marrë vendin e 4-ët me 44 pikë, 1 më pak se Partizani i vendit të 3-të. Laçi ndodhet në kuotën e 40 pikëve.
Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Luftëtarit dhe Laçit nuk ka dhuruar asgjë deri në minutën e 44-ët. Vendasit ishin disi më dominant,ndërsa miqtë nga krahu tjetër zhvilluan një ndeshje të mirë dhe u munduan të shfrytëzojnë kundërsulmin me anë të sulmit të shpejtë. Reginaldo është i vetëm në majë të sulmit, por nuk pati shumë hapësira.
Atëherë kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim ishte Bregu që kaloi në avantazh të tijtë, pas një asisti nga Abazaj. Në pjesën e dytë, ndeshja u hap më shumë dhe ishte më e ashpër.
Vendasit arritën të shënonin golin e dytë, me anë të Shkurtajt, pas një penalltie të shkaktuar nga Vata. Pas 4 minutash, Laçi ngushtoi me Sefgjinin. Deri në fundin e takimit, skuadra laçiane u mundua të barazonte, por vendasit u treguan të saktë
Lushnja – Flamurtari 0-2
Ekipi i Flamurtarit merr frymë pas 8 ndeshjes pa fitore. Ekipi i trajnerit Duro fiton me Lushnjen me rezultatin 0-2 në transfertë.
Ishte një sfidë mjaft e luftuar, pasi vendasit u mbrojtën mirë. Bregdetarët koleksionuan fitoren me golin e Nedeljkovic në pjesën e parë dhe Useinit në të dytën.
Flamurtari e mbylli me fitore pjesën e parë kundër Lushnjes. Vendasit arritën të rezistonin vetëm 30 minuta, pasi mesfushori me tipare të avancuara Nedeljkovic realizoi golin që solli qetësi për vlonjatet.
Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e Flamurtarit në kampionat, por dhe trajnerit Shpëtim Duro.
Pjesa e dytë nisi me ritmin e së parës. Flamurtari dominoi sfidën dhe pa më shumë nga porta e lushnjarëve. Mbrojtësi Kristi Marku la ekipin e tij me 10 lojtarë, pasi doli me karton të kuq. Vlonjatët arritën të siguronin fitoren në minutën e 87-të me Useinin. Flamurtari ndodhet në vendin e 6-të me 40 pikë. Evropa nuk është larg.